TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero, është në vëmendjen e të gjithë gjatë javëve të fundit, për shkak të informecioneve që po jep për koronavirusin.

Stafi i kuzhinës së “Bella Napoli”, i kanë ndërthurur figurën në një picë, duke “luajtur” me kuptimin e emrit të tij. Në qendër të picës, me djathë është formuar një pëllumb, i cili mban në sqep një spec djegës (piper). 

Pëllumb Pipero

Sot, mjeku ka pozuar me picën që mban emrin e tij, duke buzëqeshur me gjestin e bukur që u bë në nder të tij. 

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re