Më në fund një lajm I mirë në mesin e kësaj situatëte të vështirë që po kalon vendi ynë si pasojë e emergjencës nga koronavirusi.

 

Ministrja Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook ndau me të gjithë shqiptarët lajmin e mirë se pacienti i parë që doli pozitiv me koronavirus është në rrugën e sherimit.

 

Sipas ministrës, ka rezultuar negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.

 

Bëhet fjalë për një 50 vjecar nga Tirana, I cili ishte infekutuar me COVID-19 nga djali I tij, një 29 vjecar që kishte qënë për një periudhë në Itali, para se të kthehej në Shqipëri me 26 shkurt.

 

 

 

Lajm i mirë🙏🏼Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re