Gjigandi Korean Samsung ndryshoi ditën e sotme foton e profilit në rrjetin social në Facebook me një foto e cila tregon logon e Samsung në formën e një telefoni ma palosje.

Por pse ky detaj në një moment të tillë? Të Mërkurën Samsung mban Konferencën e Zhvilluesve dhe ka pasur spekulime se ndër shumë lajme të tjera me rëndësi, Samsung do të demonstrojë telefonin e shumëpritur me ekran që paloset.

Deri tani ka pasur vetëm spekulime për një model Galaxy F me dy ekrane; 7.3-inç dhe 4.6-inç respektivisht.

Si do të sistemohen këto ekrane mbetet një enigmë. Ka pasur zëra se ekranet do të kenë një ndërfaqe specifike zhvilluar nga Samsung dhe Google.

Telefoni më shumë sesa një produkt komercial do të jetë një eksperiment i cili do të hedhë themelet e telefonëve të ardhshëm të kësaj kategorie. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re