Ndryshe nga vitet e tjera kur kronikat me shalqinj të pashitur e fermerë të dëshpëruar me fatin dhe qeverinë ishin diçka e zakonshme, këtë sezon po ndodh e kundërta. Siç informon TCH, veçohet zona e Divjakës ku i gjithë prodhimi po blihet, nga tregu vendas dhe eksporti.

Citohet Risan Janku, një nga prodhuesit dhe eksportuesit e zonës, i cili këtë vit pati prodhim të bollshëm.

“Ndryshimi i farërave dhe teknologjisë ishte sekreti i suksesit të eksporteve të rritura. Në Divjakë po mblidhet prodhimi i fundit, ndërsa eksportet po furnizohen nga fshatrat e tjera.

Kërkesa është e madhe për prodhimet e zonës, por fermerët thonë se nuk kanë më, sepse i gjithë prodhimi u shit”, shton ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re