Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi morën peng për dy orë një 18-vjeçar me inicialet E.K. Të arrestuar janë Krenar Hysenbelli 38 vjeç, banues në lagjen 11 Janari dhe Çerçis Turhani 23 vjeç banues në Divjakë, ndërsa në kërkim janë A.H. 35 vjeç dhe A.P. 41 vjeç të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.

Sipas policisë ata e kanë marrë peng në mjediset e terminalit të autobusëve në lagjen ‘Tafil Skëndo’, në Kuçovë. Burime për Report Tv pohojnë se shkak i pengmarrjes ka qenë se 41-vjeçari me inicialet A.P. që është në kërkim pretendon se i riu i ka ngacmuar vajzën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re