Nisja e sezonit veror, pas mëse 1 viti pandemie, shënon një kohë që shumë qytetarë e presin me padurim. Shumëkush kërkon të shijojë pushimet, por me sezonin veror vijnë dhe plot problematika.
Njëra prej tyre, mbase më e rëndësishmja, nevoja për t’u kujdesur dhe siguruar jetën. Çdo vit në Shqipëri mbyten dhjetëra persona dhe në veçanti gjatë muajve të verës.
Kësisoj lind nevoja e pasjes së vrojtuesve të plazhit, një çështje që vijon të mbetet problematike në vend.
I ftuar në media, sekretari i Federatës së Vrojtimit të plazheve Genti Lasku, u shpreh se bregdeti shqiptar ka nevojë për rreth 1500 vrojtues, si një formë për të garantuar sigurinë në det. Deri më tani numërohen rreth 780 punonjës të trajnuar, një numër i pamjaftueshëm për nevojat që paraqet siguria e bregdetit në Shqipëri.
“Në Shqipëri, duhet të ketë minimalisht 1500 vrojtues plazhi, të cilët do të operonin. Por nuk mund të themi që këta 1500 duhet të jenë se zbën se ka disa plazhe që janë nga 20 metra vijë bregdetare, që mund të kërkojnë më pak, sepse është 80 metra për një vrojtues.
Ashtu siç ka plazhe që janë 120 metra vijë bregdetare ujore largësi, që duhet të jenë patjetër 2 vrojtues. Ka lidhje zona ku je, ditët etj. Pra, nuk mund të shkosh në 80 metra vijë lineare në Golem, ku në ujë ndodh një mbingarkesë
Të rinjtë gradualisht po e përqafojnë këtë punë. Por zakonisht synojnë të bëjnë një ‘boom’ imediat, kërkojnë të ikin jashtë, kërkojnë lekë të shpejta. Dhe të punosh vrojtues plazhi aty në çadër, për të shpëtuar njerëzit, është diçka shumë modeste, që do dhe të pasurit e një standardi ekonomik të qëndrueshëm. Në Shqipëri nuk e kemi luksin e të pasurit të kësaj gjëje”- tha Lasku.
