Një 26 vjeçar me inicialet H.H është arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi falë një kontrolli të ushtruar ndaj tij, janë gjetur një sasi dozash heroine të cilat mendohet se i shpërndante nëpër qytet.
Njoftmi i Plotë
Elbasan
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
