Skip to content

Me një ”CV” të pasur me krime, arrestohet 22-vjeçarja në Durrës, fshihej në një banesë (Ja sa vite burg kishte dhënë për të gjykata)

Një vajzë 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka qenë e shpallur në kërkim për shkak se është dënuar në mungesë. Në pranga ka rënë Vilma Jonuzi, e cila është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotikëve dhe futjes së sendeve të ndaluara në burg.

22-vjeçarja u kap në Durrës në një banesë në lagjen Nr.12 ku po qëndronte e fshehur dhe në arrati. Forcat policore kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e saj.

Më pas organizuan aksionin për të kapur 22-vjeçaren ndaj të cilës ka një vendim gjyqësor që e shpallur fajtore dhe e ka dënuar me 5 vite burgim. Ajo ka qenë e arrestuar më herët dhe nën akuzën e dhënies së dëshmisë së rreme.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:

Vilma Jonuzi., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb