Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka adresuar problematikat që sipas saj po “rrënojnë” arsimin në vend.

Në deklaratën e saj, Xhixho thekson se krahas zbrazjes së shkollave, rezultatet nga aksionet e fundit policore lidhur me arrestimin e shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollës, janë thjeshtë numra

Sipas saj, “nëse kjo maxhorancë do e kishte të vërtetë luftën me drogën, duhet të tërheqë urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.

Deklarata e plotë e nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

“Arsimi sot është më i rrënuar se kurrë. Shpopullimi i ka zbrazur shkollat e sistemit parauniversitar,  këtë vit mungojnë mbi 2 mijë nxenes në bankat e shkolles.

Sikur të mos mjaftonte sistemi me 1001 e probleme, shumë larg edhe standarteve te rajonit, e sikur të mos mjaftonin pamundësitë financiare të prindërve,  prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkolles.

Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit.

Por pyetja qe shtrohet sot nga te gjithe eshte: Kush e shkaktoi kete situate alarmante ne mjediset arsimore shqiptare?

Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit.

Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës ,por eshte mbi te gjitha pasoje e kesaj qeverie qe jo vetem nuk e dekurajoi, por frymezoi bandat e droges ne vend.

Policimi ne komunitet ka dështuar! Kjo qeveri ka pergjegjesine kryesore per kete situate uluritese per te rinjtë tane.

Rezultatet e aksionit që Policia e Shtetit na tregon çdo ditë janë thjesht numra provizorë.

Kjo qeveri që e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës nuk e ka shkëputur asnjëherë. Droga ka pushtuar qeverisjen e vendit dhe fondet publike prej vitesh.

Jeta dhe shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë është sot në rrezik!

Në këto kushte, nese vertet kjo maxhorance do e kishte te vertete luften me drogen te marri nje vendim sot , te tërheqi urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.

Kjo plagë e madhe që është hapur te brezi i ri nuk mund të mbyllet, ndërsa forma të reja të lëndës narkotike u ofrohen fëmijëve e të rinjve, tashmë edhe me bekimin e ligjit. Me një dorë ua heqin sot e me tjetrën do t’ua servirin nesër.

Siç ndodhi me lojërat e fatit, të cilat kjo qeveri po i rikthen sërish bashkë me plagët sociale që ato hapin.

Ata pak të rinj që kanë mbetur në vend janë sot të sfiduar nga qeveria e vet.

Pasojat sociale të drogës dhe lojërave të fatit do të jenë katastrofike. Dëmet e që ato shkaktojnë te të rinjtë janë në pjesën më të madhe të parikuperueshme.

Ndaj duhet te veprohet sot, dhe pse shume vone, duke i anuluar këto dy ligje. Është urgjente që e ardhmja e brezit të ri dhe siguria e tyre të jete prioriteti yne numër 1.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re