Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit Xhevdet Feri ishte një dhimbje e madhe për të gjithë ata që ishin rritur me rolet e tij në kinematografinë shqiptare, po padyshim plaga më e madhe iu është shkaktuar familjarëve të tij.

 

Vajza e aktorit, Bora Feri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një dedikim për kapitetin e saj.

Ajo ka zgjedhur të sjellë një mesazh goditës, teksa ka postuar një foto bardhë e zi, ku shihet më të atin, ndërsa shkruan “O Captain! My Captain!”.

 

Shprehja në fjalë është pjesë e poemës së famshme të Ëalt Ëhitman, dedikuar presidentit amerikan Abraham Lincoln, pas vdekjes së tij.

Vajza e aktorit kishte vetëm pak kohë që ishte bërë nënë, ndërsa Xhoda nuk pati mundësi që të jetonte për një kohë të gjatë mundësinë e të qenurit gjysh.

Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re