Një bandë shqiptare e cila kryente grabitje është goditur nga Policia e Katalonjës.

Policia vendase ka bërë me dije se në pranga ka vënë 4 shqiptarë të moshave 32 dhe 34 vjeçare. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi që kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish.

Hetimet kishin nisur në muajin nëntor 2019, pasi në lagjet Baix Llobregat Osona dhe Valles Oçidetal u raportuan disa vjedhje që i bënë përshtypje policisë.

Pas nisjes së hetimeve, u zbulua se një grup kriminal i përbërë nga 6 persona ndiqnin gjithnjë një skemë të njëjtë grabitje.

Ata parkonin makinën në një vend me errësirë nga ku më pas prej saj dilnin 3 persona të veshur me rroba të zeza. Pasi realizonin objektivin, ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re