Shqiptaro-australianja, Eva Buzo këtë të enjte është nisur për të përshkruar distancën nga Otranto në drejtim të Vlorës me not.

Burime për ABC News raportojnë se nisja e saj është bërë mëngjesin e sotëm dhe tashmë pritet për të parë dhe mbërritjen e saj në bregdetin tonë.

Në një intervistë të dhënë një javë më parë për ABC News 35 vjeçarja është shprehur se kjo është një sfidë e ndërmarrë për herë të parë dhe distance që do të përshkruhet është 91 km.

LEXO EDHE: Historike! Me not nga Otranto në Vlorë, juristja Eva Buzo: 91 km not që të kthehem në atdheun e gjyshit

Buzo ndër të tjera ka theksuar se kjo është një sfidë për të përmbyllur dëshirën e saj që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritet me përshëndetje nga familjarët që ajo ka këtu.

Gjithashtu në lidhje me këtë sfidë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili përmes një video në rrjetin social Facebook shkruan se ka nisur sfida e Eva Buzos.

“*Sot 35 vjeçarja Eva Buzo duke notuar nga Otranto për në Vlorë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re