Të gjithë e njohin Ard Daullxhiun, i cili mori famë menjëherë sapo u shfaq në ekran. E sigurisht që të gjithë e mbani mend kërkesën e tij për të patur një shtëpi.

Ditën e sotme ai ishte në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ku tregoi se ka shumë persona që e duan, por ka edhe të tjerë që e ofendojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe pse ka vite që kërkon të bëj një shtesë në shtëpinë e tij, ende nuk ka gjendur zgjidhje. Në “Shqipëria Live” ai u shpreh se dëshira e tij e vetme, ishte të kishte një strehëz të re.

“Me thënë të drejtën nuk e prisja, por tani që jam bërë i famshëm, jam shumë i gëzuar. Nëse s’do të bëhesha i famshëm, s’do të më jepnin lekë njerëzit. Fama më ka bërë që njerëzit të më ndohmojnë me pak lekë. Akoma nuk më është plotësuar dëshira për shtëpinë, jam shumë ngushtë. Kam dalë në televizor vetëm për shtëpinë, por akoma nuk e kam zgjidhur hallin. Vuaj vetëm për një shtesë. Njerëzit më duan shumë.  Por ka dhe disa që hyjnë në Instagram dhe më shajnë. Më shajnë nga mami që më ka vdekur, më shajnë nga goca që e kam katër vjeçe. Unë në fakt dua një shtëpi, një shtesë. Jam shumë ngushtë me shtëpi, dua të fle rehat. Dua të jem dhe unë si të gjithë të tjerët”, u shpreh Ard Daullxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re