Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e kësaj të premte duke publikuar një foto nga Liqeni Artificial i Tiranës.
Në foton e shpërndarë, ai paraqitet sportiv, i veshur me një xhup të zi, ndërsa shfaqet i buzëqeshur.
Për Presidentin, ka qenë një natë pa shumë orë gjumë.
“Mirëmëngjes! Më pak gjumë dhe më shumë oksigjen!”, shkruan kreu i shtetit.
