Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri është shprehur se Projektbuxheti i vitit 2024 nuk parashikon asnjë rritje për pensionet, por vetëm indeksim të tyre.

Në një deklaratë për shtyp, Pampuri thekson se rritje për pensionistët në buxhet do të jetë prej 2 mijë lekë të vjetra në muaj “ose pak më pak se një gjysmë buke më shumë në ditë”.

Sipas deputetes demokrate, edhe pagesat e ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, pensionet e vecanta të punës, nuk refloktojnë rritje por dhe kompensimi financiar do të jetë nën vetë normën e inflacionit.

Ndër të tjera ajo thekson se “qeveria nuk ngurron të rrisë shpenzimet për kontratat koncesionare dhe PPP-të, të cilat për vitin e ardhshëm do të njohin sërisht rritje”.

“Plot 14.2 miliardë lekë ose 135 milion euro do ti kushtojnë xhepave të shqiptarëve këto kontrata, të cilat për këtë vit janë 1.2 miliardë lëke ose 11 milion euro më të shtrenjta se një vit më parë”, shprehet ajo.

Deklaratë e plotë

Projektbuxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë të re për dhe familjet shqiptare.

Qeveria në projeksionin e saj, për vitin e ardhshëm pretendon një rritje ekonomike imagjinare, mes të ardhurave dhe shpenzimeve të cilat nuk janë në funksion të mirëqënies dhe zhvillimit të vendit.

Buxheti i ri nuk parashikon një rritje reale për pensionistët dhe në vend të kësaj qeveria vetëm do t’i indeksojë ato.

Kjo rritje në buxhet do të jetë prej 2 mijë lekë të vjetra, në muaj për pensionistët, ose pak më pak se një gjysëm buke më shumë në ditë.

Po ashtu për pagesat e ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, pensionet e vecanta të punës, thuajse nuk refloktojnë rritje por dhe kompensimi financiar do të jetë nën vetë normën e inflacionit.

Nga ana tjetër Qeveria nuk ngurron të rrisë shpenzimet për kontratat koncesionare dhe PPP-të, të cilat për vitin e ardhshëm do të njohin sërisht rritje.

Për 11 kontratat, për të cilat KLSH dhe Prokuroria kanë provuar se janë dhënë në shkelje me procedurat dhe ligjet e këtij vendi, ku për atë të sterilizimit ka nisur hetimi nga SPAK, qeveria nuk e ngurron mbështetjen e hapur ndaj tyre.

Plot 14.2 miliardë lekë ose 135 milion euro do ti kushtojnë xhepave të shqiptarëve këto kontrata, të cilat për këtë vit janë 1.2 miliardë lëke ose 11 milion euro më të shtrenjta se një vit më parë.

Më shumë se 1.75 miliardë lekë ose 16.5 milion euro për vitin e ardhshëm do të shkojnë për sterilizimin.

E disa dhjetra million euro të tjera për kontratat koncesionare të Shëndetësisë, të cilat sëbashku përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re