Drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai është shkarkuar sot nga detyra.

Lajmi është bërë publik në faqen e Kryeministrisë, me anë të publikimit të VKM-ve.

Lirimi i tij nga kjo detyrë, vjen për shkak të kandidimit për kryetar në Bashkinë e Kolonjës.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË QENDRËS KOMBËTARE TЁ KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9,
të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të
ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Erion Isai, Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës pёr Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave, të lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re