Subscribe

Rënia e numrit të studentëve që i drejtohen universiteteve publike në vend është reflektuar edhe në degët si arkeologjia e trashëgimia kulturore.

 

Rreth 22% më pak të rinj krahasuar me një vit më parë kanë zgjedhur degën e arkeologjisë, e duket se stepja e tyre vjen si pasojë e mungesës së informacionit lidhur me tregun e punës.

 

LORENC BEJKO

PEDAGOG/ARKEOLOG

“Numrat e studentëve që regjistrohen në degën tonë janë numra të kufizuar në përputhje me madhësinë e industrisë që përfaqësojmë. Kemi të bëjmë me një ulje të studentëve të regjistruar po jo mungesë të studentëve. Sepse kjo lidhet edhe me tregun që ofron arkeologjia, me madhësinë e arkeologjisë dhe rolit të saj në trashëgiminë kulturore si dhe në prespektivat e karriera profesionale.”

 

Ndërsa reformat e ndërmarra për të afruar studentët nëpërmjet shpalljeve të degëve prioritare pedagogët nuk i shohin si zgjidhje afatgjatë,  për ta duhen ndërmarrë ndryshime në politikat e vetë departamenteve si dhe duhen rishikuar programet arsimore.

 

“Nuk mendoj se është kjo zgjidhja, është një nga mënyrat për ta stimuluar por jo zgjidhje e problemit. Zgjidhja është dinamika e vërtet qe trashëgimia kulturore dhe arkeologjia do të ofrojnë për një karrierë të vërtetë profesionale në të ardhmen. Kështu që ne jemi duke parë seriozisht ndryshimin e filozofisë së programeve tona dhe të aftësive qe duam ti japim studentëve të rinj ne gjetjen e tregut të ri të punës, që nuk është më tregu tradicional po është tepër më kreativ.”

 

Por departamenti i arkeologjisë në Universitetin e Tiranës është i hapur për të gjitha programet informuese lidhur më maturantët që duan të marrin më shumë të dhëna për rendësine qe ka arkeologjia dhe trashëgimia kulturore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re