Pas samitit të G7 në Tokio, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken prezantoi kushtet për paqen e ardhshme, një prej të cilave është se “nuk do të ketë ri-pushtim të Gaza-s pas konfliktit”.

Ai tha se elementët kryesorë të paqes së ardhshme përfshijnë se nuk do të ketë “zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza”.

Ai tha gjithashtu se Gaza nuk mund të përdoret si një platformë për terrorizëm apo sulme të dhunshme, se nuk do ketë përpjekje për të bllokuar ose rrethuar Gaza-n dhe për të zvogëluar territorin e saj, si dhe se duhet të sigurohet që “asnjë kërcënim terrorist të mos vijë nga Bregu Perëndimor”.

Ai foli gjithashtu për hapa shtesë për të arritur “paqe të qëndrueshme”, duke përfshirë vendosjen e “zërave dhe aspiratave palestineze në qendër të qeverisjes pas krizës në Gaza”.

Ai tha se planet duhet të përfshijnë bashkimin e Gaza-s me Bregun Perëndimor nën Autoritetin Palestinez.

Megjithatë, i gjithë ky vizion që ofron kryediplomati amerikan mbi zonën më të nxehtë të botës ku haptazi dhe qartë po kryhet një genocid, një Holokaust nr.2 me autor Izraelin, i cili po ka mbështetje të plotë amerikane sado të kamufluar, duket e vështirë për t’u besuar. Kjo jo thjesht nga pamundësia e deritanishme për ta mposhtur Hamasin – nëse Blinken ka patur parasysh pikërisht këtë kur ka folur për Gaza-n e së nesërmes – por dhe nga një projekt krejt tjetërçfarë po jep të kuptuar genocidi izraelit: pastrimin përfundimtar të Gaza-s nga palestinezët, duke synuar t’i zhvendosë në shkretëtirën e Sinait në Egjipt. Por kjo nuk po ndodh dhe nuk po ka sinjal të ndodhë, paçka shkallës së lartë të brutalitetit izraelit deri në skaj të çdo çnjerëzillëku.

Ndaj, Blinken ndoshta ka shpalosur vizionin e një Gaza me kolonë hebrenj.        

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re