Një adoleshente nga Fushë-Kruja ka tronditur me rrëfimin e saj pasi dy vite më parë është rrëmbyer, përdhunuar dhe droguar nga shtatë persona.

Gjatë një rrëfimi për “Shqipëria LIVE”, e reja ka treguar historinë e saj tronditëse e cila është përsëritur sërish, pasi disa prej 7 të burgosurve u liruan. Vajza tregoi se dy persona e kanë rrëmbyer edhe njëherë tjetër, duke e droguar dhe përdhunuar.

“Më bënin presion gjatë gjithë kohës. Më ndiqnin kur dilja nga shkolla apo me motrën. Kam pasur kërcënime të njëpasnjëshme. Më kërkonin që të tërhiqja denoncimin për ata që kishin ngelë brenda në burg. Kanë qenë dy, njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje. Tjetrin nuk e njoh. Më çuan në një breg lumi ku më përdhunuan”, tregon ajo.

Vajza shton se kanë dashur që ta fusin në rrjetin e prostitucionit, por ka arritur që të shpëtojë, pasi është larguar menjëherë nga Shqipëria. E pyetur nga gazetari se a ka bërë denoncim në polici për ripërsëritjen e ngjarjes së rëndë, e reja tha se “po”.

“I kam denoncuar, por që më kanë thënë shiko goce se duhet të shkosh te psikiatri se ke probleme mendore. Kur ke kaq shumë shqetësime, çfarë kërkon akoma në Shqipëri”, rrëfeu ajo.

Vajza tregoi se kur e kanë rrëmbyer e përdhunuar herën e dytë për 5-6 orë, i kanë thënë se “ajo është dita e saj e fundi”. Madje kanë marrë në video edhe familjarët e saj, e asaj i kanë thënë se do i vrasin mamin, babin e vëllanë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re