Skip to content

Me përjashtim të Kabulit, talibanët marrin nën kontroll të gjitha qendrat e mëdha provinciale në Afganistan

Talibanët kanë marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare në Afganistan dhe të gjitha qendrat kryesore provinciale, përveç kryeqytetit Kabul, njoftuan burimet lokale.

Sipas burimeve, aeroporti në Kabul aktualisht mbetet e vetmja rrugë për dalje nga Afganistani.

Po ashtu bëhet e ditur se talibanët tashmë kanë filluar të hyjnë në zonat periferike të kryeqytetit.

Ndërkohë, korrespondenti i AA-së në rajon raportoi se ushtarët amerikanë filluan të evakuojnë Ambasadën e SHBA-së në Kabul.