Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon qëndrimin në karantinë, ndërsa duket se këto ditë po ja dedikon tërësisht familjes.

Në facebook, Kryemadhi ka postuar një foto me përparëse, pranë lavamanit, por nuk ka harruar pa bërë edhe një thirrje për qeverinë.

Kryetarja e LSI-së ka kërkuar ndihmë sociale për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë izolimin, ndërsa shton se “ka ardhur koha për masa ekonomike konkrete”.

 Postimi i plotë i Kryemadhit:

Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. 

Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.

Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.

Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re