Para Parlamentit ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën që pritet të nisë pas pak minutash.

Pjesë e protestës janë edhe deputetë të PD që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha.

Deputeti Dashnor Sula ka gjetur një formë të veçantë për të protestuar. Ai ka veshur një përparse të bardhë, të cilën shkruan “Sterilizum”, ndërkohë që në duar mban një tufë me presh dhe një tabelë që shkruan AZHBR.

Ky është një mesazh nga ana e Sulës, duke ju referuar koncensinit të sterilizimit që po hetohet nga SPAK dhe që opozita ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, si dhe abuzimi me fondet e AZHBR. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re