Është sjellë në Shqipëri pas më shumë se dy vitesh 62-vjeçari Luan Bundo. Ky i fundit u arrestua në vitin 2019 në Madrid me kërkesë të autoriteteve shqiptare pasi ndihmoi një të ri për të shkuar në Australi, ndërsa që prej vitit 2014 familjarët nuk kanë më kontakt me djalin e tyre.

Ajo që dihet është se Bundo ka marrë 13 mijë euro nga 32-vjeçari Mensur Prençi me qëllim shkuarjen në Australi. Ky i fundit u nis nga Indonezia me një peshkarexhë sipas kontakteve që i dha Bundo, por më pas familjarët humbën çdo kontakt me të.

“Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar shtetasit M. P. se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Në Shqipëri janë dënuar edhe dy persona të tjerë për këtë histori, ndërsa sjellja e Bundos për të vuajtur dënimin në vend e përmbyll çështjen, ndërsa familjarët nuk dinë ende ku gjendet djali i tyre“, njofton Interpol Tirana.

Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar shtetasit M. P. se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re