Policia ka bërë publike momentin e arrestimit të Ramazan Rrajës dhe ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij.

 

Në njoftim sqarohet se Rraja është arrestuar në një lokal në zonën e Fushë-Krujës dhe gjatë arrestimit kishte me vete një pistole, me fishek në fole dhe gati për qitje.

 

Ramazan Rraja nuk është larguar kurrë nga Shqipëria por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”, bëhet me dije nga policia.

 

30-vjeçari ishte nën shoqërinë e një tjetër personi të shpallur në kërkim, i identifikuar si shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi.

 

Ky i fundit rezultonte në kërkim nga policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

 

Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re