Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një lajm shumë të bukur për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka njoftuar rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës.

Teksa në sfondin e videos dëgjohet një polifoni gjirokastrite, Rama ka theksuar se qyteti i gurtë do të jetë me shumë ngjyra, ritme dhe këngë e valle.

“MIRËMËNGJES 

dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar ai krahas videos.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko