Një shqiptar po hetohet nga policia italiane, pasi dyshohet si i përfshirë në vjedhjen e një makine luksoze “Porche”.

Policia italiane bllokoi mjetin në portin e Ancona-s, ndërsa po bëhej gati që të ngarkohej në traget, për t’u sjellë drejt Shqipërisë.

Makina ishte në mesin e disa automjeteve të tjera që policët verifikuan për dokumentacion. Në përfundim të kontrolleve të të gjitha dokumenteve, u konstatua se kjo makinë ishte raportuar e vjedhur në Bolonja.

Mjeti ishte ngarkuar në një kamion, dhe shoferi i saj, kur u pyet nga policia tha se nuk e dinte që makina ishte e vjedhur.

Agjentët dyshojnë se mjeti luksoz me të hyrë në Shqipëri, do të shitej sërish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re