Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 18-vjeçares shqiptare e cila u abuzua nga vëllai i njerëkës së saj.

Ajo ka rrëfuer se shantazhohej nga 33-vjeçari, i cili kishte disa video intime të tyre kur ajo kishte qenë në moshën 13-14 vjeçare.

Lexo edhe :Related Posts

18-vjeçarja ka rrëfyer se vëllai i njerkës së saj i kishte marrë herën e fundit 1 mijë euro nën kërcënimin se do t’i bënte publike videon që kishte filmuar gjatë përdhunimit.

“Videoja ekziston, e kam parë. Ai ma kishte treguar një vit më parë në foto dhe në nëntor para se të takoheshim për herë të fundit, ma dërgoi në celular dhe më pas e fshiu. Kjo video është 36 sekonda e gjatë. Ai duket se është në shtëpi, në dhomën time në Argalasti. Fytyra e tij nuk duket qartë, por duket tatuazhi që ka bërë. Isha në shtrat në gjendje të keqe. Ai erdhi mbi mua. Duhet të kem qenë 13 ose 14 vjeç në atë kohë”, ka rrëfyer 18-vjeçarja.

Ajo ka treguar gjithashtu para prokurorëve se si nisi e gjithë historia. 18-vjeçarja ka thënë se gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe.

“Në moshën 9-vjeçare u sulmova seksualisht për herë të parë nga… Ai është vëllai i njerkës sime. Më bëri të shtrihem pranë tij me pretekstin se do të shikoja një film. Më vuri dorën rreth qafës dhe më pas e hodhi poshtë në gjoks. Me kalimin e kohës më preku në vende të ndryshme. Më thoshte fli, po bënte sikur flinte vetë por mundohej të më prekte me dorë. Deri në moshën 12-vjeçare më prekte në vende të ndryshme dhe bënte lëvizje me qëllim që ta përkëdhelja. Megjithatë unë e tërhoqa dorën. Ai më bënte presion dhe vazhdonte të më prekte në vende që nuk duhej. Herë të tjera më hiqte këmishën dhe më përkëdhelte gjoksin. Çdo përpjekje që bëra për t’u larguar ishte një përpjekje e kotë”, ka thënë 18-vjeçarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re