Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar një lajm frymëzues mbështetjen që artisti Edmond Budina i ka dhënë kauzës së Kreut të Shtetit dhe manifestimit të thirrur më 2 mars.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Budina është një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokrati dhe se më 2 mars e gjithë Europa e bota demokratike do dëgjojë si para 30 viteve thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Postimi i Metës:

Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.

Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!

Jemi komb Shqiponjash!

Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në Folenë e tyre.

Mirësevjen i dashur Profesor Budina!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re