Babai i Alvin, Afrim Berisha, ka folur sot në emisionin “Open” në Top Channel për përpjekjet për lirimin e djalit të tij nga kampet e refugjatëve në Siri.

Afrim Berisha ka falënderuar autoritet shqiptare dhe veçanërisht Presidentit Ilir Meta për kontributin e tyre në kthimin e djalit të tij në Shqipëri.

Ai u shpreh se me kreun e shtetit ka komunikuar disa herë lidhur përpjekjet që po bëheshin për Alvinin. “Falenderoj shumë shumë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për ndihmën që na ka dhënë. Më prit dy deri ne tre ditë, më tha.  Kryeministrit i kam shkruar dhe më ka kthyer përgjigje, duke më thënë që po punohet”- tha Afrim Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re