Gëzim Ndrezaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Theth të Shkodrës.

Sipas burimeve autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur 47-vjeçari Gëzim Ndrezaj, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Raportohet se i plagosuri punonte si murator, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vendosur në kërkim. Dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re