Gazetari Sokol Balla i ka dërguar një tjetër mesazh presidentit Ilir Meta, ku i kujton se ai vazhdon ta presë në studio për t’u përballur.

Në profilin tij në Instagram teksa poston një foto, Balla shkruan: “#tajmahal 2010. Një monument Qetësie dhe Dashurie. (Ne pritje të përgjigjes së Presidentit)”

Ndërkohë ditën e djeshme Balla sfidoi Metën duke i kërkuar të përballen në emision të enjten duke filluar që nga ora 5 e mëngjesit.

“Me Ilir Meten ne Kremlin ne 2002, kur ishte zevendeskryeminister ?

Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kercenoi mua dhe femijet e mi. Por dhe me sfidoi per te ardhur ne emision dhe te perballej me te verteten sipas tij dhe te verteten sipas meje. Ilir!

 Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle per Balle.

Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mengjesit”, shkruante Balla, teksa postoi dhe një foto me Presidentin. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re