Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke u krekosur se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4 744 qytetarë që përdorin automjetet.
Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje thuhet se me rastin e festave të fundvitit janë shtuar kontrollet, duke e bërë të qartë se gjobat e verdha në xhamin e makinës janë “dhurata” festive nga policia.
Ndërkohë, teksa policia duket e zënë me plotësimin e gjobave, ka harruar faktin se qytetarët shpesh janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik, në një kryeqytet ku kaoset e qarkullimit janë të përditshme dhe jo sezonale.
Policia flet me shifra për gjobat e vendosura në emër të parandalimit të aksidenteve, por shifrat e aksidenteve mbeten të larta. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2025 janë raportuar:
Janar 2025: 125 aksidente rrugore
