Ka ndërruar jetë në moshën 96- vjeçare Marc Ferro historiani francez, njëherazi dhe specialist i njohur për çështjet e ish –Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë gjithashtu dhe për luftrat e shekullit XX kolonizmin dhe kinemanë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar vetë familja e tij.

Ferro ishte një historian me reputacion të lartë ndërkombëtar, ish figurë publike e stacionit franko-gjerman “Arte”, në të cilin ai prezantoi për 12 vjet “Histori Paralele”, emision në të cilin ai ndau historinë me të gjithë publikun e gjërë.

Vitin e kaluar historiani i mirënjohur francez publikoi veprën e 65-të “Hyrje në jetë”,për fatin e personalitetve të mëdha.

Sa për jetën e tij , Ferro kishte një baba italo-grek dhe një mama hebrenje . Ai u lind në Paris më 24 dhjetor 1924.

Studimet për historinë ai i kultivoi që nga femijëria e tij, por më vonë u ndërprenë nga lufta.

(I.SH/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re