Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e portit të Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri rreth 109 mijë euro të padeklaruara.

Blutë kanë sekuestruar 108.960 euro dhe 600 franga të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Paratë u gjetën në furgonin që drejtonte i 40-vjeçari me iniciale J. Z., banues në Dibër.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk”, njoftuan blutë.

Së bashku me paratë, u sekuestruan furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

 

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk.

Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko