Mbi 100 jetë kanë humbur në Kosovë prej minave. Qindra të tjerë janë plagosur.
Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çmimin Humanitar (GICHD) ka përcjellë një kronikë për gratë e Kosovës që kanë shërbyer përgjatë viteve për të hequr minat e vendosura përgjatë luftës.
Për herë të parë, gratë u rekrutuan në vitin 1999, një moment historik që u hapi rrugën rritjes së aksesit në punësim grave të Kosovës.
Dhjetëra gra punuan përgjatë 20 viteve të fundit, për të hequr nga dheu i Kosovës minat serbe, duke shpëtuar kështu jetë njerëzore. Si 20 vite më parë edhe sot plot gra punojnë në ekipet e çminimit në Kosovë.
Shikoni videon e mëposhtme
