Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta. Kërkesa e tij është pranuar nga Gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Haxhiu është i dënuar nga Gjykata e Lushnjes për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaccme për masakrën e Lushnjes me dy viktima e 1 te plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re