Ka lindur në vitin 1921 në Negroc të Drenasit dhe do të jetojë. Siç thotë ajo, pak i janë dukur vitet që ka.
Kjo është Xhyla Elshani, 100 vjeçe. Rtv Dukagjini i kushtoi asaj një kronikë ditën e djeshme, teksa e moshuara kishte udhëtuar nga Drenasi drejt Prishtinës, për të marrë vaksinën anti-Covid.
Gjyshe Xhyla thotë se do të jetojë pjesën e mbetur të jetës në kushte normale dhe pa frikën e ndonjë infektimi.
“Kam ardhur të marr vaksinën për të rrnue edhe ndonjë ditë sepse (këto që i kam jetuar) pak po më duken. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje. Nuk kam problem me mushkëritë e as me zemrën. Po e marr vaksinën për shkak të pleqërisë”, rrëfen ajo për RTV Dukagjinin.
Përtej vaksinës, kjo 100 vjeçare përcjell një shembull domethënës, të një njeriu që e do dhe e vlerëson jetën.
Pëveçse gruas në moshë të madhe, vaksinën erdhi ta marrë edhe ky 85 vjeçar.
“Kemi pasur disa dyshime por shpresojmë se vaksina do të jetë produktive”, thotë i moshuari.
