Nikolla Kordhishte është një shqiptar i cili është arrestuar nga policia greke si i përfshirë në një vjedhje në shtetin fqinj.

Ai ka folur në një lidhje telefonike për Faxnews duke thënë se është i pfajshëm dhe kërkon lirinë.

Kordhishte shtoi se ai është në burg për shkak të një personi dhe pretendon se nuk ka asnjë provë si i përfshirë në grabitjen për të cilën akuzohet.

Ndër te tjera për Faxnews tregoi se është dhunuar barbarisht nga policia greke ndërsa gruaja e tij ka humbur fëmijën 2 muajsh pasi e goditën gjatë kontrollit të banesës së tyre.

“Ky personi kishte bërë grabitje para 4 vjetëve dhe e ndiqte policia. Më kishte thënë emrin tjetër. Atje e mora vesh emrin e tij. Me ndiqte policia ndaj sdua ta di se nga jam më tha. Ndaloi policia për grabitjen e denuan me 6 vite.

Më pas më vjen policia në shtëpi dhe më thanë duart lartë. Më qëlluan mbrapa krahëve, më shanin shqiptar i poshtër, duheni vrarë, më shanin nga cdo gjë. Më mbyllën në një makinë dhe u futën në shtëpi.

Nusja ishte me dy fëmijët. U trembën, i hodhën nuses fëmijët, e goditën dhe humbi fëmijën pas ca ditësh.

Nuk na gjetën asnë gjë në shtëpi. Unë para 4 vjetëve kalova paralizë të lehtë. Ata më gjuajtën aq shumë. Më futën brenda. Na gënjëjnë. Në gjyq erdhën 34 veta për grabitjen. Nuk tha njëri që këta na kanë vjedhur. Nga 17 nga 34 cështje ky tipi ka qenë në burg.

Na dënojnë me dyshim. Gjejnë letra nga xhepi. Jam kot në burg. Të tregoj cdo gjë në facebook se ca njëriu që jam. Policia greke me uli poshtë, më shkaterroi familjen. Nuk e di pse jam në gjyq. Kërkoj nga njerëzit të respektojnë njëri tjetrin. Nuk ka asnjë provë për arrestimin tim.
Unë punoja 20 orë në ditë në behar. Merrja 20 mijë euro për gjithë sezonin. Ky është racizëm, njerëzit janë të zotit.
Në 2007 isha në Athinë me një shokun tim, ai i dehur u fut në shtëpinë e plakës dhe u zunë. Edhe atëherë me ndodhi kot fare për shkak të shokut tim.

Pa lidhje, është gjynah. Duhet të verifikohen, kush është hajduti, kush është vrasësi. Të dali e vërteta. Të fusin në burg se pse ke folur në telefon” tregoi Nikolla Kordhishte për Faxnews.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re