Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Lulzim Bashës, sa i takon buxhetit të shtetit. Ai tha se Shqipëria nuk është pjesë e vendeve më të varfra.

“Së pari, kjo është tabela e Eurostat. Pra, asnjë lidhje me qeverinë, me masakrën zgjedhore, me PPP. Sipas kësaj tabele, kjo Shqipëria që e keni bërë rrogoz sa herë hapni gojën, në tabelën e renditjes për varfërinë të vitit 2019 sepse janë të dhënat e vitit 2019 por të publikuara tani, renditet jo me 50 % varfëri, kjo nuk ekziston.

Në kohën tuaj varfëria ishte mbi 40%. Shqipëria renditet me një grup së bashku me Turqinë, me 22.4 Letonia 22.9, Shqipëria me 23, Serbia meqë erdhi si shembull është 23.2, Rumania 23.8 dhe Mali i Zi 23.8. Me shifrat ke problem psikologjik. Thuaj 100% të varfër, bëhu dhe vetë se nuk e ke problem të bësh sikur…

Do të doja të hiqja vetëm një gjë nga buxheti, skanimin, që e kemi trashëgim nga ju. Ky është dallimi mes dy civilizimeve tona. Ne jemi jep sa të mundësh, ju jeni kap çfarë të kapësh. Skanimi është një shërbim që duhet ta garantojë shteti. Pse duhet të paguajë qytetari që shteti të vendosë siguri. 20 milionë çdo vit nga buxheti për koncesionin tuaj dhe nuk e kemi përmbysur dot sepse nuk ka arbitrazh që e pranon. I vetmi koncesion i bërë në këtë republikë ku qytetarët nuk përfitojnë asgjë dhe kur paguajnë nga xhepi është kjo”, tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re