Policia Rrugore e Tiranës ka forcuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë bllokuar 5 patenta.

Mbrëmjen e sotme policia është stacionuar në rrugën Tiranë-Elbasan, ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 181 km në orë.

“Po ndodh: Në rrugën Tirane-Elbasan

181 km/h,
Vijon kontrolli me Radar , për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë 5 leje drejtimi, për shpejtësi që varijojnë nga 127 deri në 181 km/h.
Mos nxitoni për te arritur fundin, apo , shpejtësia vret jete.”, -thuhet në mesazhin e Policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re