Kontrollet rutinë të policisë rrugore në fundjave kanë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve me radar në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstreme, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h.

Ndërkohë ndër të tjera mësohet se vetëm në 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njoftimi i policisë:

Si çdo fundjavë Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.
Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, !!!. ???? ???? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin jetën në rrugë.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

#zbatorregullatudhetoisigurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko