Sektori i policisë rrugore të qarkut të Korçës bëjnë me dije se policia rrugore ka ndëshkuar 717 qytetarë vetëm gjatë javës së fundit  pasi sipas të njëjtit burim kanë shkelur rregullat e Kodit Rrugor.

 

Kontrollet intensive janë kryer në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kontrollet intensive kanë qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

 

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 5 leje drejtimi. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

Ndërkohë 10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 264 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, e evidentuar kjo me radar.

 

Parkimet e gabuara janë qenë një tjetër fokus i kontrolleve të policisë rrugore duke u ndëshkuar 33 drejtues mjetesh. Janë ndëshkuar edhe 400 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko