Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të regjistruar pak ditë më parë në aksin nacional Elbasan- Cërrik konkretisht në fshatin Kuqan në Elbasan. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë 18 vjecari Bjordi Paprri, i cili është duke luftuar me jetën në spitalin e Traumës. I riu po udhëtonte me motor teksa është goditur nga një mjet tip Volsvagen që drejtohej nga 31 vjecarja Silvana Moli.

Sic duket nga pamjet mjeti që drejtohej nga 31 vjecarja i ka prerë rrugën motorit gjatë hyrjes në një kthesë. Pamjet tregojnë se edhe i riu ka qenë me shpejtësi dhe gjatë aksidentit ai është përplasur edhe me një mjet të parkuar anës rrugës.

Sot policia e Elbasanit njoftoi arrestimin e gruas qe shkaktoi aksidentin si dhe ka referuar në prokurori materialet në ngarkim të të riut pasi nuk dispononte leje drejtimi. Por Fax Nwes mëson se ndaj Silvana Molit gjykatësja Zena Lilaj ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtepie” pasi gruaja është nënë e një fëmije nën tre vjeç dhe sikurse e kërkon dispozita ligjore ajo nuk mund të qëndrojë në burg.

Ndërkohë prej disa ditësh familjarë të të riut kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për dhurim gjaku pasi për shkak të hemoragjisë së brendshme ai ka humbur gjak. Bjordi Paprri është grupi i gjakut A+ ndaj për ta mbajtuar ata në jetë kërkohet ndihmë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës,Tiranë”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re