Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë drejt zonave bregdetare dhe turistike, policia ka shtuar kontrollet në të gjithë akset kryesore të vendit duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

– 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
– 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;
– 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Për rrjedhojë janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 123 prej drejtuesve iu është pezulluar leja nga 3 deri në 12 muaj ndërsa 21 leje drejtimi janë pezulluar me afat nga 2 deri në 18 muaj dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

– 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;
– 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;
– 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
– 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;
– 127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re