Skip to content

Me shpejtësi ‘skëterrë’!/ Dy makina përplasen fort në dalje të Beratit, plagoset një nga shoferët (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Dy mjete, njëri tip Hunday dhe tjetri tip Ford Fokus janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rrëshkitur disa metra në asfalt.

Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fokus,që jo vetē duke parakaluar gabim por edhe me shpejtësi të madhe,ka goditur nga prapa mjetin tip Hunday,duke e nxjerrë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip Ford Fokus, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore.

Si pasojë e aksidentit,është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zbllokimin e rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit. 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb