Në rrugën Tiranë – Durrës – Tiranë.

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rruges Tiranë – Durrës dhe anasjelltas.

Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 80 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

11 leje drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri në 18 muaj për shpejtësi që varionte nga 130 km/h deri në 161 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal!

Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrësit apo të Elbasanit dhe anasjelltas, dhe të gjitha akset rrugore në vend janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Denonco në Komisariatin Dixhital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re