Skip to content

Me shpejtësi të lartë mjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe bie në dishezë, “merr para” makinën në Sarandë (Pamje nga aksidenti)

Screenshot 7 18

Një aksident është shenuar këtë mbasdite ne Sarande kur një nga mjetet qe shërben për shtrimin e asfaltit në aksin e ri “Lagjia nr.1 Lekures – Kanali i Cukes”, konkretisht një Rul, ka humbur kontrollin dhe me shpejtësi ka rënë në një dishezë duke goditur një automjet në ecje në aksin “Turizem – Kanali i Cukës”.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti jo vetëm është dëmtuar por është kthyer 90 gradë në mes të rrugës.

Fatmirësisht Rulit i ka prerë rrugën mjeti, pasi mund të shkaktonte dëme ne njerëz. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po vijon me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Screenshot 7 18

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb