Ish-drejtues i policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në “Fax Neës” ka folur për urdhrin e fundit të nxjerrë nga Gledis Nano për testimin e punonjësve të policisë ndaj lëndëve narkotike.

Për Hajdarmataj kjo nismë është e mirë sepse rrit besueshmërinë e qytetarëve ndaj policisë por sipas tij mungon transparenca dhe është zgjedhur strategjia e gabuar për të kryer testet periodike. Gjatë fjalës së tij, Hajdarmataj tha se më problematike është përdorimi i alkoolit nga punonjësit e policisë sesa testimi për lëndët narkotike.

“Me dëshirën e tij lë disa të drejta, kur pranon të bëhesh polic ke të drejta dhe detyrime që lidhen me ligjin. Jam skeptik për mënyrën si bëhet dhe organizohet testi i anti-drogës për efektivët. Unë e pashë dhe nuk dëgjoj asnjë bazë ligjore që drejtori i përgjithshëm mbështet këtë urdhër. Këshilltarët e Gledis Nanos kanë faj pasi ata ja përpilojnë urdhrin. Kjo duhet komentuar nga publiku për të treguar që po bëjmë dicka. Testimi për efektivët është një gjë e mirë për shkaka se rrit besueshmërinë e qytetarëve ndaj policisë. Kjo jep efekt nëse ka transparencë. Duhet të ndërhyrë në ligjin e policisë së shtetit, policit as alkool nuk duhet të përdorin. Më shumë problem është alkooli sesa për lëndë narkotike. Pika që i referohet flet për rekrutimin e policisë së shtetit , duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, pra nuk është specifike. Çfarë do bëhet me përdoruesit e drogës, kush do ta rehabilitojë, ku janë psikologët, psikiatrit, mjekët. Kjo është thjesht fasadë dhe mungesa e transparencës më le hijen e dyshimit që mund të ketë edhe çështje korruptive për çështje laboratorit dhe rezultatet ndryshimi i rezultatit. Kjo çështje është shumë e madhe pasi janë shumë efekticë që do të testohen, ka shumë gjëra që janë të pa sqaruar për opinionin publik.

Në këto kushte nuk jep ndonjë efekt pozitiv, pasi janë të çoroditur dhe i vendos nën presion. Në dijeninë time mund të njoh 1 ose dy, por nuk e besoj që policia ka ndonjë statistikë sa % e punonjësve janë përdorues të lëndëve narkotike. Edhe punonjësit e policisë janë pjesë e shoqërisë dhe pjesë e këtyre veprimeve dhe nuk mund ti shmangim, nuk kam një përqindjer por në bindjen time ka shumë. Më shqetësuese për mua është përdorimi i alkoolit sesa lëndët narkotike. Nëse je përdorues dhe nën shoqrinë e trafikantëve je pjesë e grupit të trafikantëve. Ky testim sjell presion psikologjik ndaj cdo efektivi të policisë.

Mundësi financiare ka për tu testuar të gjithë efektivët? “13 mijë punonjës të policisë nuk mund të kalojnë në një laborator. Praktikisht nuk zgjidhet gjë nëse efektivët testohen në këtë mënyrë. Sic është bërë deri në sot është gabim pasi mund të shmanget dhe nuk zgjidh asgjë”, përfundoi Hajdarmataj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re