Në repartin ku ajo punonte në periferi të São Paulo, Maria Aparecida Duarte ishte infermierja që të gjithë e donin, ajo ishte e njohur për përkushtimin, shakatë dhe buzëqeshjen e saj, shkruan The Guardian.

Por ndërsa pandemia e koronavirusit përshkoi Brazilin , duke marrë qindra e më pas mijëra jetë, gjendja e 63-vjeçares filloi të rëndohej.

Katër kolegë kishin vdekur; kishte persona të pafund që ishin të sëmurë. Më shumë se frikë, Duarte ndjeu dhimbje: ajo ishte e sigurt që gjendja do të përkeqësohej.

Më 10 Prill ato parandjenja iu konfirmuan. Njëzet e katër orë pas ndërrimit të saj të turnit në repartin e Carapicuíba, Duarte u shtrua në spital me simptoma Covid-19 dhe u vendos në një ventilator, raporton

Gjatë ditëve të ardhshme dy nga katër fëmijët e saj do t’i bashkoheshin asaj në njësinë e kujdesit intensiv për trajtim por nëna e tyre vdiq në 3 maj.

“Ajo ishte shtylla kurrizore e familjes, tha vajza e saj, Andreza Reina, e cila fajëson punëdhënësit e nënës që e lejuan të punojë.

Duarte është një nga të paktën 157 infermierë brazilianë që kanë vdekur nga Covid-19 në mes të marsit.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të infermierëve (ICN) më shumë infermierë kanë vdekur në Brazil sesa kudo tjetër në SH.B.A., ku të paktën 146 kanë vdekur, dhe Mbretëri të Bashkuar ku deri më tani raporton 77 viktima të vijës së pare, raporton

Manoel Neri, presidenti i këshillit federal të infermierisë në Brazil, tha se infermierët ishin heronjtë e fshehur të luftës së Brazilit kundër pandemisë, e cila gjithashtu ka vrarë të paktën 114 mjekë .

“Ekziston një boshllëk i madh midis mënyrës se si trajtohen ekipet e infemierisë dhe ekipet mjekësore dhe informacionet që ata marrin. Por ata janë të gjithë në vijën e parë, ”tha Neri.

Një raport i fundit i televizionit brazilian tregoi se në një spital të  Covid-19 në Rio në dhoma me ajër të kondicionuar me shtretër flinin mjekë ndërsa infermierët flinin në dyshekë në dysheme, raporton

“Mjekët trajtohen si heronj, por infermierët tanë janë harruar,” u ankua Neri, duke akuzuar qeverinë se kanë lënë pas dore kërkesat e tyre.

 

Në 1 maj ato u mblodhën për të protestuar për të drejtat e tyre.

Andreza Reina, një nga katër fëmijët e Duarte, ka marrë qetësues dhe antidepresantë nga humbja e nënës së saj, të cilën miqtë e njihnin thjesht si Cidinha. “Për vendin, nëna ime është vetëm një numër tjetër,” tha ajo.

“Për mua ajo ishte personi më i rëndësishëm në botë.

Në kryeqytetin e Amazonas, Manaus – ku numri i vdekjeve ka detyruar autoritetet të gërmojnë varre masive – Deizeane Romão po vajton për burrin e saj, një infermier 46-vjeçar, të quajtur Nicolares Curico që vdiq në 14 Prill, raporton

“Kujdesu për vajzat tona i dua shumë ato, ”shkroi ai në një mesazh për gruan e tij para se të shtrohej në kujdes intensiv një javë para vdekjes së tij.

Romão tha se burri i saj e kishte dashur shumë  profesionin e tij: “Nuk kishte të bënte me paratë – paga e tij ishte më pak se 2,000 reais (600 £) në muaj.”

Por mungesa e PPE ka rrezikuar të gjithë stafin.

“Ai u ndje i pambrojtur sepse nuk kishte maskë N95,” tha Romão. “Ai kujdesej për  më shumë se 100 pacientë në ditë.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re