Melanoma, ose siç njihet ndryshe kanceri i lëkurës, po përhapet më shpejt vitet e fundit. Neglizhenca për të mos u kujdesur për lëkurën dhe mos mbrojtja nga rrezet e diellit, mbeten faktorë kryesor për shfaqen e shpeshtë të melanomës.

 

Por për dermatologët, problem po kthehen edhe trajtimet estetike, si solari nëpër qendrat estetike.

 

MONIKA FIDA

DERMATOLOGE, QSUT

“Një faktor risku është aplikimi i nxirjes me solar, dhe jo vëtëm për melanomën por edhe për kancerat e tjerë të lekurës.”

 

Dermatologët këshillojnë që të paraqiteni tek mjeku, kur shikoni ndryshim të ngjyrës së nishaneve në lëkurë dhe madhësisë së tyre. Parandalimi është mënyra më e mirë, për të mos u shfaqur melanoma.

 

“Pacienti nuk ndjen dhimbje, por shikon një element në lëkurë, i cili rritet gradualisht, ndryshon ngjyre formë dhe ka tendencë të përhapet.”

 

Mjekët po punojnë për hartimin e një regjistri kombëtar për trajtimin e melanomës, që do të mbulojë disa nënspecialitete.

 

“Jemi duke punuar për të ngritur një regjistër kombëtar që do të mbulojë disa nënspecialitete. Mjekët dermatologë që realizojnë diagnostikimin e kancerit , mjekët onkologë që që merret me fazar kur melanoma është e avancuar dhe ISHP”

 

Mosha mesatare që preket nga kjo sëmundje është mbi 50 vjeç, por nuk mungojnë as grupmoshat e reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re